Që
spinaqin mos ta ngaterrojmë me spiunin
Nga Ajet Nuro
Bruno ishte vetëm
5 vjeç kur la Shqipërinë. Sot pas shtatë vjetësh
ai vazhdon të jetoj në Likewood pranë Klevelandit në
shtetin Ohio. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga
koha që ai la Shqipërinë. Së pari ambienti, shoqëria
dhe ajo më kryesorja gjuha. Bruno nuk mund të harroj ditët
e para në shkollë kur ishte i detyruar ti pyeste të gjithë
"Ti di shqip?" duke marr si përgjigje reagimin herë
me gjeste të amerikanëve, herë me habinë e shoqëruar
me "what's that?" apo edhe përsëritjen e fjalëve
të Brunos por në mënyrë të masakruar "di
ship?!" Tashmë 7 vjetë më pas raporti është
përmbysur por këtë herë në dëm të
shqipes. Fillimisht është vështirë të dallosh
humbjen e ngadalëshme të gjuhës gjersa vjen një
çast që mbase shkakton humor kur e dëgjon por që
të bënë të reflektosh dhe të nxjerrësh
konkluzionin e hidhur se fëmijtë shqiptar nëpër
botë po humbasin gjuhën dhe më keq shqipja po bëhet
për ta një gjuhë e huaj që ata e përdorin vetëm
kur prindrit i detyrojnë ose kur duhet të flasin me gjyshin
apo gjyshen. E pra duke dashur të vazhdojmë me çështjen
"Bruno" mund të themi se një ditë e ëma
i kërkon që ai ti afroi spinaqin (mund të ketë ndryshime
midis spinaqit që ne përdorim në Shqipëri dhe atij
që përdorin në Amerikë por ai ngelet po ai, spinaq...).
Bruno hap syt dhe nuk reagon. -Cilin spinaq ?! -shton mbas pak i habitur.
E ëma as që mund ta mendoj se Bruno nuk di se ç'është
spinaqi ndaj gjithë inat e merr spinaqin dhe ja tregon : -Ja ky
është spinaqi ! - Aha, -ia kthen i biri, - Unë kujtova
se ishte ndonjë spiun....
Po ç'lidhje
ka spinaqi me spiunin ?!
Sigurisht ata
që flasin gjuhën e bukur të Naimit, Fishtës, Kadares
etj e dinë shumë mirë se spinaqi dhe spiuni jo vetëm
që nuk kanë asnjë "lidhje familjare" por nuk
kanë as ndonjë homofoni të pastër. Por kush ka mësuar
një gjuhë të huaj e di mirë se sa shpejtë mund
të ngatërrohen fjalët njëra me tjetrën. Qoftë
edhe kur janë shumë larg jo vetëm nga kuptimi por dhe
nga ngashmëria tingullore. Pra përfundimi që mund të
nxjerrim nga gjithë kjo histori është i hidhur. Gjuha
shqipe po bëhet sa e largët aq dhe e huaj për fëmijët
shqiptar të shpërndar nëpër botë.
Cilat janë
arsyet që fëmijët shqiptar të mos jenë në
gjendje të ruajnë gjuhën shqipe ?
Është
normale që duke jetuar në një shoqëri ku flitet
një gjuhë tjetër është e pashmangshme tendenca
e spostimit të gjuhës së nënës nga vendi i
parë në vendin e dytë. Kështu pjesa më e madhe
dhe më aktive e kohës kalohet në shkollë ose në
aktivitete që zhvillohen vetëm në gjuihën e vendit
pritës. Prindërit, të zënë dhe ata me hallet
e tyre të përditëshme kanë pak kohë të
merren me edukimin e fëmijëve në gjuhën shqipe për
të mos thënë që ata në fillim u kërkojnë
dhe ndihmë fëmijëve për tu përkthyer pasi fëmijët
e kapin shumë shpejtë gjuhën e huaj.
Realitet që
mund të kundërshtohet?
Po. Bile mund
të themi se shqiptarët bëjnë përpjekje të
gjithanëshme për të mbajtur të ndezur ndienjën
e të qenit shqiptar dhe rrjedhimisht edhe shqipen si shenja kryesore
e të qenit shqiptar. Për të mos folur për dhjetra
shembuj individësh që bëjnë të pamundurën
që fëmija të ruaj gjuhën e nënës po ndalemi
tek përpjekjet e komuniteteve të ndryshme shqiptare. Kështu
në shumë qytete në Amerikë sidomos aty ku komunitetet
shqiptare janë të organizuara, janë ngritur dhe funksionojnë
shkolla dhe kurse të gjuhës shqipe. Po kështu në
Kanada si psh në Toronto, Montreal, Windsor etj janë hapur
shkollat shqipe. Mund të ketë dhe mungesa por ato funksionojnë.
Në Europë ka shembuj pozitiv në Zvicër, Gjermani,
Suedi etj ku funksionojnë shkolla të mbajtura nga vetë
shqiptarët sidomos nga ata të Kosovës dhe trojeve shqiptrae
nën Jugosllavi. Por ndonëse shqiptarët janë edhe
më të shumtë në numër në vendet fqinje
si në Greqi dhe Itali përhapja e shkollave eshtë shumë
më e paktë.
Nëse do të
analizojmë problemet dhe vështirësit që emigrantët
shqiptar ndeshin në të përditëshmen e tyre në
tokë të huaj ato janë të pafund por problemi i gjuhës
shqipe është një problem që nuk mund të riparohet
nesër.
Zgjidhja ?! Nuk
mund të pretendohet të gjendet një zgjidhje mrekulli
por të bëhet ajo që është e mundur dhe që
varet nga ne SHQIPTARËT. Në këtë kontekst duhet
kuptuar edhe thirrja që një grup emigrantësh i bëjnë
përfaqësuesve më të lartë të dy shteteve
shqiptare. Nëse shqiptarët bëjnë të pamundurën
për ruajtjen e gjuhës ata duan që dhe shteti (shtetet)
i(e) tyre të bëjë diçka. Dhe kjo pse shteti ka
të gjitha mundësitë të ndihmoi. Kur shtetasit kërkojnë
ndihmë nuk do të thotë se ata kërkojnë ndihmë
materiale por shumë më tepër se kjo. Shteti shqiptar
i ka të gjitha mundësitë të organizoj dhe drejtoj
një fushat që të ket si qëllim ruajtjen e gjuhës
shqipe tek fëmijët shqiptar që jetojnë në botë.
Ne nuk kërkojmë të bëjmë gjëra të
veçanta apo shpikje por ato që të tjerët i kanë
bërë para nesh. Kështu nëse shqiptarët jetojnë
në një qytet me një emigrant grek, italian apo hebre
këta të fundit kanë shkolla private ose gjysmë private
ku ndihet ndihma e shtetit grek në rastin e grekëve, shtetit
italian në rastin e italianëve për të mos folur
për hebrejtë që kanë një organizim superior
në këtë drejtim. Por në gjitha rastet ndihet dhe
dora e qeverive vendase konkretisht ne qytetin ku jetoj unë ndihma
e qeverisë kanadeze dhe kebekase.(qeveria federale dhe provinciale)
Sigurisht që kjo e fundit përcakton dhe raportin që gjuhët
duhet të zënë në procesin mësimor. Një
bashkëpunim i shtetit shqiptar dhe i komuniteteve shqiptare mund
të çoj në një zgjidhje që mund të jetë
optimale.
Ndoshta morëm
si shembull Brunon por nuk është vetëm një Bruno
që duhet ndihmuar por janë mijëra. Se jemi një komb
6-7 milionësh dhe mirë do të ishte të mos firojmë.
E pra që fëmijtë tanë mos të ngatërrojnë
spinaqin me spiunin ndihmoni dhe Ju që lexoni këto radhë.
http://www.albemigrant.com/gjuha/

