KONFERENCA
E BUJANIT, DËSHIRAT E SHQIPTAREVE DHE POLITIKA E FUQIVE TE MEDHA
ALEATE
Kumtesa e mbajtur ne Bruklin Nju Jork me 20 Dhjetor 2003 nga diplomati
dhe botuesi i njohur Skender Shkupi, me rastin e 60 vjetorit
te mabjatjes se Konfereces se Bujanit.
Per te kuptuar rrjedhat e nderlikuara te rezistences shqiptare kunder
fashizmit gjate Luftes se Dyte Boterore ndofta do te ishte e nevojshme
te benim nje skjarim paraprak per protagonistet e rendesishem te kesaj
rezistence, per komunistet shqiptare. Ideologjia e formuluar prej Marksit
dhe Engelsit permbante, nder te tjera, pohimin solemn se komunistet
kane atdhe. Ky pohim u revizionua nga Lenini, ndonese ne fasade internacionalizmi
vazhdoi te trumbetohej si paresor. Ne te vertete Bashkimi Sovjetik,
per nga pasioni nacionalist, madje edhe shovinist, e kaloi shume shkalle
ish perandorine e careve. Bolsheviket ruse kultivuan nje hipokrizi te
institucionalizuar. Ata u bene aq hipernacionaliste sa ne perfundim
te Luftes se Dyte Boterore, ne kundershtim te hapur me frymen e Kartes
se Atlantikut te 14 gushtit 1941, te firmosur po prej tyre, qe garantonte
mosndryshimin e kufijve te paraluftes, i bashkengjiten territorit te
vet 1.1 milione kilometra katrore duke zmadhuar shtetin e stermadh komunist
me nje siperfaqe sa dy Franca bashke. Nderkohe, ne qe kemi studiuar
ne shkollat e mesme ne Shqiperine Socialiste me shumicen e teksteve
te perkthyera nga rusishtja, mbajme mend shume mire se te gjitha shpikjet
e zbulimet shkencore me te rendesishme te botes i kishin bere ruset.
Nje deshmi kjo e nacionalizmit te terbuar sllav.
Jugosllavet paten pershtatur te
njejten taktike. Me fjale internacionaliste, me vepra hipernacionaliste.
Veçse nje tipar i tille ishte karakteristik per te gjithe komunistet
e Ballkanit. Greket e EAM-it qe ishin ne lufte per jete a per vdekje
me forcat e djathta te ELAS-it fill pas L2B, kerkonin me te njejten
kembengulje nga Konferenca e Paqes ne Paris, Vorio-Epirin. Perjashtim
benin vetem komunistet shqiptare. Ata mund i ndajme ne dy grupe: (1)
Komuniste qe vinin ne plan te pare internacionalizmin dhe pas tij, ne
plan te dyte, interesin kombetar. (2) Komuniste qe vinin ne plan te
pare interesin kombetar dhe pas tij angazhimin per te permbushur detyrat
e internacionalizmit proletar aq shume te reklamuar e aq pak te respektuar
nga te gjithe te tjeret. Per fat te keq, ne Shqiperine Perendimore komunistet
e grupit te pare qene me te shumte dhe percaktonin vijen politike te
PKSH-se. Nderkohe, ndonese nuk ka nje studim te hollesishem per sa me
siper, nga shume te dhena te mbledhura ne menyre jo sistematike, del
se ne Kosove komunistet e grupit te dyte ishin me te shumte.
Ne ish shtetin e pavarur shqiptar,
te pushtuar nga fashizmi, levizja komuniste nisi te ndjehet me shume
vonese, rreth dy vjet e ca pas pushtimit. Shkak ishte ndjenja e forte
e internacionalizmit dhe e solidaritetit me komunistet ruse qe ishin
bere miq me Hitlerin nepermjet traktatit te miqesise e te mossulmimit
sovjeto-gjerman te gushtit 1939. Agresioni fashist kunder Rusise i 22
qershorit 1941 i shkundi edhe komunistet e Shqiperise te cilet formuan
pas disa muajsh partine e tyre. Mirepo kunder fashizmit luftonin edhe
te tjere. Per te shpetuar vendin duhej bashkim dhe solidaritet i fuqishem
mbareshqiptar per te çliruar Shqiperine, per te flakur tutje
pushtuesit e per te zgjidhur problemin kardinal kombetar, bashkimin
e trojeve shqiptare dhe dhenien fund te padrejtesise se madhe historike
te vitit 1913. Kjo nevoje detyruese afroi grupet politike antagoniste,
Frontin Nacionalçlirimtar me Ballin Kombetar. Si rrjedhoje kemi
Mbledhjen e Mukjes dhe marreveshjen historike perkatese ndermjet dy
formacioneve me te medha politike shqiptare te kohes.
Hedhja poshte e kesaj marreveshjeje
ishte nje tragjedi per kombin. Internacionalizmi i komunisteve dogmatike
shqiptare triumfoi mbi logjiken nacionaliste te nje pjese me te perparuar
te tyre qe i kuptonin situatat por, duke qene ne minorance, nuk kishin
fuqi vendimmarrese. Shpesh studiues te ndryshem nga Shqiperia Perendimore
e Kosova i japin perparesi, ne shpjegimin e tragjedise qe ndodhi me
abrogimin e marreveshjes se Mukjes, rolit te emisareve jugosllave prane
udheheqjes se PKSH-se. Me duket nje justifikim krejt i gabuar dhe teresisht
fals. Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha apo Vukmanoviç
Tempo jane krejt ne rregull me kombin e tyre pasi ata u perpoqen me
mish e me shpirt per interesat sllave ne Shqiperi. Eshte qesharake të
fajesohen ata per marrezite e pashoqe politike Shqiptare pasi nuk mund
te akuzosh ujkun te cilit i ke varur melçite ne qafe se pse i
hengri e nuk i ruajti ato. Madje mund te pohohet pa frike se Popoviçi
e Mugosha e kryen ne menyre te shkelqyer detyren e tyre ndaj PKJ-se
dhe Jugosllavise se Titos.
Situata ne vend ishte shume e nderlikuar. Ne Kosove, vendin e pushtuesve
te vjeter sllave, tejet arrogante e gjaksore, e zune pushtuesit e rinj
fashiste te cilet, per demagogji ose per interesa te tyre, i bashkuan
nen nje administrate Shqiperine e 1913-es me pjesen me te madhe te Kosoves
e te Maqedonise Perendimore. Zgjedha e re ne Kosove ishte shume me e
lehte se e vjetra; nderprerja e persekutimit racist kunder shqiptareve,
administrata e re shqipfolese, shkollat e shumta shqipe te hapura nga
Ministri i Arsimit i asaj kohe, Ernest Koliqi, komunikimi i lire per
here te pare ndermjet shqiptaresh dhe nje ngritje ekonomike e dukshme
e bene teper te veshtire çdo organizim antiitalian dhe antigjerman
ne ate zone. Per shumicen e kosovareve, te bashkoheshe me sllavet kunder
fashizmit ishte njelloj sikur te perpiqeshe i ikje purgatorit per te
perfunduar ne ferr. Ndofta kjo rrethane percaktoi edhe faktin qe komunistet
e Kosoves ishin me shume te grupit te dyte, pra ne radhe te pare patriote
e atdhetare, e vetem ne rang te dyte internacionaliste.
Ne kushtet kur Karta e Atlantikut
nuk njihte asnje ndryshim kufijsh te kryer nga fuqite e boshtit, realiteti
i nje Shqiperie prej rreth 41 mije kilometrash katrore ishte kalimtar.
Madje nese te gjithe shqiptaret do te qendronin ne poziten miratuese
te atij realiteti, kur tashme ishte bere krejt e qarte se Gjermania
po e humbiste luften, nje tragjedi e rende mund ta pllakoste Shqiperine
dhe popullin e saj pasi mund te konsiderohej shtet i mundur, me te gjitha
rrjedhimet e renda qe mund te vinin prej atij kategorizimi. Pese muaj
pas deshtimit te Mukjes, zhvillimet ne Kosove e ne Rrafshin e Dukagjinit
mund te ndiqnin vetem dy drejtime te mbetura: (1) Te mbrohesh realiteti
i krijuar ne terren i nje Shqiperie gjysme-etnike por, vetem per disa
muaj, pasi me largimin e gjermaneve do te shkermoqej jo vetem shteti
i ri ne kristalizim e siper, me 41 mije kilometra katrore por me shume
gjasë edhe i vjetri me 28 mije kilometra katrore. (2) Te luftohej
brenda kornizave te ngushta te nje bashkepunimi me ballkanasit e tjere,
detyrimisht ne radhe te pare me serbet e malazezet per motive gjeografike,
te cilet ishin ngritur me kohe per te rifituar shtetin e tyre te humbur
dhe ne aleance me fuqite e medha antifashiste, me qellim qe te sanksionoheshin
te drejtat e popullit te Kosoves e te Rrafshit te Dukagjinit per nje
njesi republikane autonome, deri ne shkeputje, ne pajtim me Karten e
Atlantikut.
Pa dyshim qe alternativa e pare
ishte pa te ardhme kurse e dyta premtonte diçka. Te paren e ndoqen
nacionalistet qe krijuan Lidhjen e Dyte te Prizrenit me 16 shtator 1943,
lidhje e cila nuk pati e nuk mund te kishte kurrfare perspektive pozitive
ne kuadrin e teatrit te luftimeve ne Europe. Te dyten e ndoqen elementet
e majte, te udhehequr nga komunistet e Kosoves te cilet ishin, ne pjesen
me te madhe te tyre, te grupit (b), domethene me shume atdhetare se
internacionaliste. Merita e njeheresh zgjuarsia politike e organizatoreve
te Konferences se Bujanit qendron ne faktin se ata e kuptuan, ne momentin
e dhene, fundvitin e 1943-it, se per te ardhmen e shqiptareve kishte
mbetur vetem nje shteg fare i ngushte qe duhej kapur pa vonese, ndryshe
do te vinte nje humbje e sigurt. Ne njefare menyre, Konferenca e Bujanit
ishte nje perpjekje per te ndrequr diçka nga humbja tragjike
e Mukjes
Ne Mukje u be nje marreveshje
ndermjet komunisteve e nacionalisteve per te shpetuar Shqiperine, marreveshje
qe u prish nga Enver Hoxha. Ne Bujan u arrit nje marreveshje ndermjet
komunisteve nacionaliste e patrioteve te tjere shqiptare dhe nacional-komunisteve
serbo-malazeze per respektimin e te drejtave te popullit te Kosoves
e te Rrafshit te Dukagjinit pas lufte, te drejta qe shkonin deri tek
shtetformimi dhe shkeputja nga Jugosllavia e Versajes, marreveshje qe
u prish nga Millovan Gjilasi, me urdher te Titos. Ne vjeshte te vitit
1943 kosovaret ishin ne ankth. Atyre pak u interesonin ideologjite apo
partite politike. Ata kerkonin nje zgjidhje per fatin e tyre qe ngjante
teper i murrme. Shembull bindes per kete eshte rasti i vellezerve Dajçi.
Rasimi, kapiten i Mbreterise Shqiptare, akademist, ishte pjesemarres
ne Lidhjen e Dyte te Prizrenit qe synonte mbrojtjen e trojeve shqiptare
nga ripushtimi serb. Ate e vrane serbet e PKJ-se. Megjithe dhimbjen
per humbjen e te vellait, Enver Dajçi, vetem dy dite pas vrasjes
se Rasimit, duke gjykuar se e vetmja mundesi shpetimi ishte aderimi
ne koalicionin e madh antifashist, mori pjese ne Konferencen e Bujanit
si delegat i Gjakoves. Pak a shume i tille ishte qendrimi edhe i shumices
se kosovareve te cilet, ndonese gjate viteve 1941-1944 qene pozicionuar
pergjithesisht djathtas, ardhjen e brigadave partizane shqiptare e priten
me entusiazem e brohoritje vetem per arsyen e thjeshte se ata luftetare,
ndonese me yll te kuq ne balle, nuk qene serbe por shqiptare.
Per Konferencen e Bujanit, platformen
e saj, debatet qe u zhvilluan, vendimet qe u moren ne te, jehonen qe
pati ne Kosove e jashte saj dhe rendesine historike te ngjarjes, eshte
folur shume. Do te desha te citoj vetem disa ide dhe opinione te studiuesve
te ndryshem nga Kosova e Shqiperia Perendimore lidhur me ate eveniment
historik i cili mbeti ne hije per pothuaj 50 vjet ne republikat perkatese
komuniste te Shqiperise e te Jugosllavise. Prof. Dr. Kristaq Prifti
pohon: Nga pikepamja kushtetuese Kosova qysh me 31 Dhjetor 1943 e deri
2 Janar 1944, me rezoluten e Konferences se Bujanit, qe shpallur boterisht
tokë e pavarur. Akademik Fehmi Agani nenvizonte: Konferenca e Bujanit
dhe vendimet e saj shprehin nje realitet kombetar dhe politik te Kosoves,
nje vullnet dhe nje drejtim politik te saj. E me tutje: Konferenca e
Bujanit pati guximin te shprehte se populli shqiptar i Kosoves nuk e
donte skllaverine naziste, por as kthimin ne te vjetren sepse Jugosllavia
e Versajes ishte vendi i shtypjes nacionale, sociale e politike te shqiptareve
dhe se shqiptaret donin liri te plote dhe te drejte per vetevendosje.
Dr. Zekeria Cana thekson: Konferenca e Bujanit nderkaq shenonte edhe
nje perpjekje tjeter te madhe, por edhe te fundit, per te gjetur zgjidhje
me ane te luftes se perbashket antihitleriane ne krah te aleateve, prandaj
ketu qendron avantazhi i saj. Se fundi, Prof. Sami Repishti kujton:
Pikesynimi ka qene organizimi i Kosoves dhe i Rrafshit te Dukagjinit
si nje entitet politik e ushtarak, i dalluar me organet e veta te pushtetit,
keshtu qe ne mbarim te luftes te jete nje njesi e pavarur dhe si rrjedhim
te fitoje te drejten e vetevendosjes.
Rendesia e Konferences se Bujanit duhet pare, njeheresh, edhe ne raport
me politiken rajonale te fuqive te medha te koalicionit antifashist.
Dihet qe fqinjet tane, Greqia e Jugosllavia, kane qene historikisht
te perkedhelurat e Britanise se Madhe e Frances. Gjate Luftes se Dyte
Boterore, me aktivizimin e fuqishem te komunisteve ne te dy vendet e
lartpermendura, ato fituan edhe nje mbrojtes te ri, BRSS, qe aspironte
daljen ne Mesdhe nepermjet territoreve sllave e greke. Ndonese nder
te parat viktima te agresionit fashist ne Europe, Shqiperia kundrohej
prej fqinjeve te saj si nje plaçke qe duhej ndare per te shperblyer
ndihmesën sllavo-greke ne luften kunder ushtrive italo-gjermane.
Duke shfrytezuar lidhjet e vjetra miqesore, greket dhe jugosllavet u
perpoqen ta defaktorizonin Shqiperine dhe shtetin shqiptar nga çdo
lloj drafti te pasluftes, madje duke e konsideruar si shtet humbes,
aleat i boshtit. Sigurisht, nje ndihmese te madhe ne kete drejtim dhane
edhe vete komunistet shqiptare.
Nese do te zbatohej marreveshja
e Mukjes, faktori shqiptar do te ishte shume me i fuqishem dhe pas lufte
Qeveria Shqiptare nuk do te ishte e detyruar i lepihej Jugosllavise
per çdo gje e per gjithshka. Mirepo ngjarjet rodhen ashtu siç
u projektuan nga emisaret jugosllave prane udheheqjes se PKSH-se. Drejtuesit
komuniste te Shqiperise Perendimore as qe e vinin ujin ne zjarr per
Kosoven dhe ata ishin te gatshem per ia lene ate Jugosllavise. E djathta,
ne Shqiperi e ne Kosove, ndiehej disi e detyruar ndaj gjermaneve qe
njohen nje shtet shqiptar, ndonese me trupa te huaja brenda tij, me
kufij te zmadhuar kundrejt Shqiperise se Londres, fakt qe e bente ate
te djathte te mos ishte shume e prirur per u hedhur ne lufte kunder
tyre, aq me teper kur ne qarqet diplomatike britanike flitej hapur per
ndryshime kufijsh te shtetit shqiptar pas lufte ne dobi te fqinjeve.
Ne te tilla rrethana, e majta kosovare mbetej e vetmja force qe mund
te bente diçka per te mbrojtur Kosoven nga ripushtimi serb dhe
ne te njejten kohe, per te demonstruar aleancen dhe bashkepunimin e
saj te ngushte me aleatet e medhenj anglo-sovjeto-amerikane. Dhe pavaresisht
nga hedhja poshte e vendimeve te Bujanit nga PKJ, veprimtaria e ndermarre
ishte nje investim i rendesishem per te ardhmen pasi provoi se shqiptaret
e donin demokracine dhe lirine e tyre dhe qene gati te sakrifikonin
per te. Jashte çdo dyshimi, kjo nisme e ndermarre nga shqiptaret
e Kosoves do te zbuste disi qendrimin refraktar te aleateve perendimore
qe kishin bere pjeserisht te vetat pretendimet kembengulese greke se
Shqiperia kishte qene nje vend agresor.
Dihet qe, ne ate kohe, asnjera
nga fuqite e medha antifashiste nuk ishte per ndarjen e Kosoves nga
Jugosllavia. Mirepo shpesh, nga studiues historiane te periudhes moniste
te Diktatures se Enver Hoxhes, merrej ky qendrim si i ngurte dhe i vendosur
nje here e pergjithmone, ne dem te interesave tona kombetare. Mirepo
historia moderne provon se qendrimet politike te shteteve, te medha
apo te vogla qofshin ato, jane ne varesi te koniunkturave politike dhe
ne situata te reja evoluojne ne pershtatje me to. Nese komunistet shqiptare
do te kuptonin se Amerika dhe Anglia ishin perfundimisht te vendosura
kunder komunizmit, atehere ata edhe mund te sakrifikonin diçka
nga idete e tyre per te shpetuar kombin nga fatkeqesia. Ate qe beri
Tito me 1948 mund ta bente fare mire Shqiperia me 1945, por sigurisht
jo pas flakjes tutje te akordit historik te Mukjes, heshtjes se plote
dhe komprometuese ndaj Konferences se Bujanit dhe perqafimit vellazeror
me Mugoshet e Miladinet. Nje komb i bashkuar shqiptar, me nje prirje
te qarte te shprehur properendimore, do te ndryshonte shumeçka
ne politiken anglo-amerikane ndaj Shqiperise. Mirepo ne vend te saj,
Tirana zyrtare ndoqi rrugen e armiqesise se skajshme ndaj tyre duke
preferuar nje lidhje krejt te panatyrshme me sllavet. Pra ne, jo vetem
qe nuk beme asgje per te ndikuar sadopak ne ndryshimin e qendrimit antishqiptar
te aleateve perendimore, por perkundrazi, investuam shume per u prishur
perfundimisht me ta.
Ate qe nuk e bene komunistet e
Shqiperise se vjeter per Kosoven, u perpoqen ta bejne, me aq sa ua lejonin
rrethanat tejet te pafavorshme, komunistet dhe te majtet e Kosoves.
Dhe perpjekja e tyre nuk shkoi kot ndonese rezoluta e Bujanit pati vetem
tre muaj jete. Ne pergjithesi, ngjarje te tilla historike siç
eshte Konferenca e Bujanit nuk mund te anashkalohen edhe sikur ne momentin
e ndodhjes te jene te pasuksesshme. Me dashje apo pa dashje asaj qene
te detyruar u referohen edhe serbet here pas here, qofte edhe terthorazi.
Nderkohe, ne ditet e sotme, kur diskutohet per pavaresine e Kosoves,
referencat per vendimet e Konferences se Bujanit, si deshmi e perpjekjeve
te vazhdueshme te popullit te Kosoves per liri e veteqeverisje, jane
te nje rendesie te jashtezakonshme. Ato perbejne ate investimin e domosdoshem
historik te nje kombi qe gjate shume shekujve ka luftuar per lirine
e tij por duke qene origjinal dhe i pangjashem me askend, rralle ka
arritur ta gezoje ate liri. Bujani eshte njeri nga ata gure kilometrike
teper te ndritshem qe shenon rrugen e gjate e te mundimshme drejt fitores
se pavaresise se Kosoves.
Skender Shkupi
Bota Sot, 20 12 2003